Dhjetë rregullat etike të Credissimo
Me këto rregulla, Credssimo dëshmon me vendosmëri përkushtimin e saj ndaj tregut të dhënies së kredive të shpejta në përputhje me standardet më të larta të etikës së biznesit. “Dhjetë rregullat etike”, e përforcojnë idenë bazë të politikës sonë, duke ruajtur rregulla të qarta dhe transparente të kreditimit, kushte të drejta tregu dhe përkushtim ndaj të gjithë klientëve tanë.
Klientët janë prioritet
Credissimo është një nga institucionet e para financiare jobanka në rajonin e Ballkanit. Si një nga kompanitë lidere në fushën e kredive të shpejta, ne kemi zhvilluar operacionet tona që nga viti 2007 dhe deri më sot kemi përpunuar më shumë se 600,000 kërkesa për kredi.
Ne jemi bërë lider, sepse ne e shohim zhvillimin tonë vetëm dhe vetëm përmes syve të klientëve tanë. Ne punojmë shumë, me përgjegjësi dhe me zell. Ne gjithmonë vendosim interesat e klientëve mbi gjithçka tjetër.
Transparencë e plotë
Kushtet e plota sipas të cilave ne japim kredinë sqarohen përpara nënshkrimit të Marrëveshjes. Normat e interesit, mënyrat e llogaritjes së tyre, si dhe çdo informacion shtesë që është i nevojshëm për klientin, janë gjithmonë në dispozicion.
Reklamë të besueshme
Credissimo reklamon produktet dhe shërbimet e saja përmes fushatave reklamuese të përgjegjshme, që nuk i mashtrojnë klientët.
Kreditim i përgjegjshëm
Kreditë e miratuara varen gjithmonë nga mundësitë e klientit.
Mbrojtje për klientin
Credissimo nuk toleron mënyrat e gabuara të ndikimit dhe presionit ndaj klientëve, që ndodhen në një situatë të pashpresë dhe apelon për tolerancë nga të gjitha institucionet e tjera financiare jobanka.
Klientët mund të raportojnë çdo parregullsi dhe pretendim te:
tel. 02 511 10 10 ose në е-mail: support@credissimo.mk
Lidhje kthyese
Credissimo është vazhdimisht në dispozicion të klientëve të saj në lidhje me çdo paqartësi, që lind për secilin element të Marrëveshjes dhe Kushtet në të. Ne i garantojmë klientit të drejtën e plotë të informacionit në çdo kohë.
Siguria e të dhënave personale
Klientët ndihen të sigurt për të dhënat e tyre personale, sepse ne përdorim mjete të besueshme dhe të sigurta mbrojtjeje. Ne nuk lejojmë asnjë abuzim, shtrembërim dhe mashtrim.
Përgjegjës në treg
Credissimo punon për qëllimet, progresin dhe zhvillimin e tregut të kredisë konsumatore jobankare. Prioriteti ynë është rritja e nivelit dhe cilësisë së produkteve, dhe shërbimeve të ofruara kreditore për përdoruesin e fundit.
Ligjshmëria
Credissimo punon në mënyrë rigoroze në përputhje me legjislacionin evropian dhe nacional, rregullat dhe procedurat e brendshme, rregullat e sjelljes profesionale në marrëdhëniet e saj me klientët, partnerët dhe konkurrentët. Marrëveshjet dhe Kushtet përditësohen gjithmonë duke pasur parasysh kërkesat e reja të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Marrëveshjet e Kredisë Konsumatore, Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Ligjit për të Dhënat në Formë Elektronike dhe Nënshkrimin Elektronik, si dhe dispozita të tjera të vlefshme ligjore dhe nënligjore në Republikën e Maqedonisë.
Respektimi i rregullave etike
Credissimo është një kompani me tradita dhe parime të vendosura. Mendojmë se jemi një nga institucionet financiare jobanka më të përgjegjshme në treg, e cila zbaton dhe ushtron në mënyrë rigoroze veprimtarinë e saj sipas “Dhjetë Rregullave Etike”. Ne distancohemi kategorikisht nga të gjitha praktikat dhe metodat e raporteti jo besnik dhe jotransparent ndaj klientëve të tregut gjatë miratimit të kredive të shpejta konsumatore.