Të dhënat personale
Të dhënat tuaja personale janë 100% të mbrojtura. Ne në Credissimo kujdesemi jashtëzakonisht për të mbrojtur interesin tuaj dhe për të garantuar rehati.
- Ne jemi një Kontrollues i regjistruar i të dhënave personale Kompania është e regjistruar si Kontrollues i të dhënave personale nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
- Ne kemi një certifikatë SSL Ueb faqja përfshin teknologjitë më moderne në formën e një lidhjeje të koduar 256-bit, e cila garanton sigurinë dhe të dhënat personale.
- Niveli më i lartë i sigurisë Ambientet, në të cilat ne i ruajmë të dhënat, janë të mbrojtura rreptësisht. Serverët tanë janë nën monitorim 24 orë.
- Garancia 100% nga ne Ne kemi investuar shumë burime për të siguruar mbrojtjen e plotë të të dhënave tuaja personale. Nuk kemi asnjë rast të vetëm të regjistruar abuzimi!
Qasja në Informacionet tuaja personale
Në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, dhe sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, ju keni të drejtë të merrni informacion në lidhje me të, me kërkesë me shkrim drejtuar SHF Credisimo SHKPNJP Shkup. Në bazë të kërkesës së pranuar, pas konfirmimit të identitetit tuaj dhe shqyrtimit të kërkesës, SHF Credisimo SHKPNJP Shkup do t'ju informojë për të dhënat e kërkuara, në mënyrën dhe në masën e paraparë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ndryshimi ose fshirja e të dhënave personale
Nëse është e nevojshme, Ju keni të drejtë në çdo kohë të modifikoni, plotësoni ose fshini të dhënat tuaja personale dhe të kundërshtoni përpunimin e të dhënave, ose të kërkoni zhvendosjen e tyre. Në cilindo nga rastet e mësipërme, Ju lutemi kontaktoni SH Credissimo SHPKNJP Shkup në e-mail: contacts@credissimo.mk ose në telefon: 02 511 1010.
SHF Credissimo SHPKNJP Shkup merr përsipër të marrë masat e nevojshme për korrigjimin ose fshirjen e të pavërtetave në lidhje me të dhënat tuaja personale, që i keni treguar drejtpërdrejt, ose përmes shërbimeve në dispozicion. Megjithatë, SHF Credissimo SHPKNJP Shkup ka të drejtë të kufizojë qasjen, korrigjojë ose fshijë të dhënat personale në përputhje me kërkesat e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.
Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave personale
SHF Credissimo SHPKNJP Shkup ruan dhe përpunon të dhënat tuaja personale përderisa ekziston të paktën një nga rastet e mëposhtme:
- derisa janë të vlefshme detyrimet kontraktuale;
- derisa secila nga palët kontraktuese mund të ketë interesa legjitime në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi (për shembull për të paraqitur një ankesë, ose për të filluar një procedurë arkëtimi të detyruar);
- derisa njëra nga palët kontraktuese ka detyrim ligjor për të mbajtur të dhënat;
- derisa pëlqimi Juaj për përpunimin përkatës të të dhënave personale është në fuqi, përveç rastit kur ekziston një bazë tjetër ligjore për përpunimin e të dhënave.
Pas skadimit të afateve të përcaktuara, të dhënat tuaja personale do të fshihen ose anonimizohen.