Kushtet e përdorimit të shërbimeve

Kjo faqe interneti është pronë e SH KREDISIMO SHPKNJP Shkup. Kompania rezervon të drejtën të ndryshojë përmbajtjen e saj pa njoftim paraprak. Duke hyrë në këtë faqe interneti, çdo përdorues deklaron se pranon kushtet e mëposhtme:

E drejta e autorit

E gjithë përmbajtja e kësaj faqeje i nënshtrohet të drejtës së autorit të SHF KREDISIMO SHPKNJP Shkup. Çdo përdorues i faqes mund të ngarkojë ose printojë faqe të caktuara, me kusht që të mos shkelë kërkesat e Ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta. Riproduksioni, transmetimi, modifikimi ose përdorimi për çfarëdo qëllimi publik, ose komercial i kësaj faqeje, është i ndaluar pa lejen paraprake me shkrim të SHF KREDISIMO SHPKNJP Shkup.

Lidhje me ueb faqe të tjera

SHF KREDISIMO SHPKNJP Shkup nuk mban përgjegjësi për informacionet që gjenden në faqet me të cilat ka lidhje.

Aspekte ligjore të informacioneve

Informacionet ose ndonjë pjesë të tyre, të publikuara në këtë faqe interneti, nuk janë dhe nuk mund të shqyrtohen, pranohen dhe/ose interpretohen si një reklamë, ofertë, ftesë ose ndonjë lloj tjetër metode tregtare. Ato nuk mund të interpretohen si këshillë ligjore apo propozim për një marrëveshje të caktuar. Duke marrë parasysh legjislacionin në fuqi dhe dispozitat specifike të kontratës, është e mundur që një marrëveshje e lidhur në mënyrë specifike mund të dallojë plotësisht, ose në kushte të caktuara nga veçoritë dhe kushtet e publikuara në këtë ueb faqe.

Përgjegjësia

SHF KREDISIMO SHPKNJP Shkup i mban informacionet e përditësuara në ueb faqe, gjë që nuk e përjashton mundësinë që ndonjëherë të shfaqen lëshime objektive. SHF KREDISIMO SHPKNJP Shkup nuk mban asnjë përgjegjësi për pasojat, përfshirë dëmet e mundshme të shkaktuara, ose të lidhura në çfarëdo mënyre me aksesin ose përdorimin e kësaj faqeje.

Informacioni i plotë në ueb faqe i paraqitur siç është, mund të ndryshojë pa njoftim paraprak. Ato informacione jepen me pëlqimin e legjislacionit në fuqi pa asnjë garanci për përshtatshmërinë e tij për një qëllim të caktuar, paprekshmërinë dhe sigurinë nga viruset kompjuterike, ose kërcënime të tjera. SHF KREDISIMO SHPKNJP Shkup nuk mban asnjë përgjegjësi për vëllimin, saktësinë dhe plotësinë e informacioneve.

Përdorimi i të dhënave dhe informacioneve të përfshira në ueb faqe është me iniciativë, vullnet, shpenzim, rrezik dhe përgjegjësi të përdoruesit, sipas kufizimeve në favor të bartësit të së drejtës së autorit - SHF KREDISIMO SHPKNJP Shkup, sipas Ligjit për të Drejtën e Autorit dhe Të Drejtat e Përafërta. Përdoruesi është i vetmi përgjegjës për perceptimet dhe interpretimin e saktësisë, plotësinë dhe dobinë e informacionit të përmbajtur në ueb faqe. SHF Credissimo nuk garanton akses të pandërprerë dhe të përhershëm në këtë faqe.

Përdorimi i cookies

Duke përdorur ueb faqen credissimo.mk përdoruesit tashmë pranojnë përdorimin e “cookies” nga ne. Me to përmirësojmë cilësinë e shërbimeve